.

“Ata më godisnin kudo”/ Dhunohet fizikisht kryebashkiaku i Selanikut (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë së Selanikut, është sulmuar fiziksht gjatë një ceremonie në kujtim të masakrës së grekëve në Detin e Zi në Turqi gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore

Yiannis Boutaris, 75 vjeç, është nxjerrë me eskortë nga një ceremoni që u zhvillua dje e cila degjeneroi në dhunë

Ndërsa kryebashkiaku Butaris ka mbërritur për të ndjekur pjesë nga ceremonia, disa persona të panjohur e kanë dhunuar duke e qëlluar me mjete të forta, me grushte e shkelma, duke e shtyrë dhe duke hedhur drejt tij sharje, shkruan panorama.

Ata më godisnin kudo, me qëllonin me grushte, me shkelma”, theksoi ai për mediat vendase.