.

Alketa Vejsiu tregon për herë të parë raportin me vjehrrën dhe jep një këshillë për vajzat e mençura

Alketa Vejsiu teksa ishte e ftuar dje në “Mos i fol shoferit” ku si rrallëherë ajo ka folur edhe për jetën private, është ndalur edhe te marrëdhënia me vjehrrën.

Vjehrrën e saj moderatorja e quajti të mrekullueshme duke u shprehur se vajzat e zgjuara duhet ta konsiderojnë vjehrrën si njeriun që i ka lindur djalin që dashurojnë.

I kam të mrekullueshme marrëdhëniet me vjehrrën. Unë mendoj që çdo vajzë e mençur duhet patjetër vjehrrën ta konsideroj si njeriun dhe gruan e mrekullueshme që i ka lindur djalin që dashuron. Kur vjehrra të qëllon e mirë dhe të konsideron si vajzën e shtëpisë sepse ti ke vërtet në dorë lumturinë e djalit, atëherë ky është fat. Unë këtë fat e kam“, u shpreh Alketa.