.

(Video) Policia ndalon shoferët e dehur, ja çfarë thonë ata kur iu kërkohet testi i alkoolit


Policia e Tiranës ka penalizuar të tjerë drejtues mjetesh që kanë qenë të dehur në timon dhe kanë tejkaluar shpejtësinë, duke rrezikur veten dhe duke u bërë rrezik edhe për të tjerë persona. Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë disa persona, që kishin konsumuar alkool, konkretisht; 0.77 mg/l e 0.70 mg/ , drejtuesi i mjetit shtetasi S.B është arrestuar në flagrancë. ‘’Alkooli në timon të shkakton probleme serioze. Përdor mjetet e transportit publik në rast se do të konsumosh alkool dhe shijojë fundjavën,’’ thonë punonjësit e policisë.

Një rast tjetër drejtuesi nget mjetin në gjendje të dehur në masën 0.72 mg/l testi i parë dhe 0.69 mg/l testi i dytë. ‘Mos drejtoni mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, se pasojat janë të mëdha,’’ thotë policia.

Ndërkohë çdo ditë vijon puna e Policisë Rrugore me kontrollet e kombinuara në rrugët interurbane dhe urbane të kryeqytetit, ndonëse prezenca e Policisë është e shtuar, përsëri ka drejtues mjetesh të cilet me vetëdije drejtojnë mjetet me shpejtësi mbi normat e lejuara me 152 km/h, 168 km/h si dhe nën efektin e alkoolit. Policia këshillon se fundjava shijohet më shumë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.