.

Të ftuarit VIP në dasmën mbretërore, nga Victoria Beckham te George Clooney

Të ftuarit, në dasmën mbretërore të Princ Harry me Meghan Markle kanë qenë nga njerëz të thjeshtë te persona VIP. Në mes të 660 të ftuarve që morën pjesë në ceremoninë në Kishë kanë qenë Oprah Ëinfrey, George dhe Amal Clooney, David dhe Victoria Beckham dhe Elton John.


Ceremonia u mbajt në kishën e st.George, para se çifti i “sapo martuar” të niste udhëtimin përmes qytetit. Princi Harry është emëruar Dukë i Sussex nga mbretëresha dhe Meghan Markle do të bëhet dukesha e këtij vendi.


Princi, i cili është i gjashti në radhë për fronin, ka marrë edhe titujt “Kont i Dumbarton” si dhe “Baron i Kilkeel”.