.

Sulm me armë në një kishë në Rusi, konfirmohen 7 të vrarë (FOTO)


Të paktën 7 persona kanë mbetur të vrarë pasi militantët e armatosur sulmuan një kishë ortodokse në Çeçeni të Rusisë. Sulmi në kishë u pengua nga oficierët e policisë që qëlluan për vdekje 4 militantë.
Komiteti Hetimor i Rusisë tha se dy oficerë dhe një besmitar u vranë në kishë. Kisha e Michael Archangel në Grozny u sulmua nga një grup personash të armatosur pasditen e së shtunës. Të armatosurit tentuan të rrëmbenin njerëz.
Militantëve të vrarë iu gjetën thika dhe armë. Kreu i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov konfirmoi eliminimin e militantëve si rezultat i një operacioni të shpejtë të sigurisë.
Ai shtoi se “ka të dhëna të inteligjencës se militantët morën urdhrin për të kryer sulmin nga një prej vendeve perëndimore “.