.

Shkodër, çohet në gjyq “Dan Bilzerani” i Shkodrës bashkë me grupin e tij. Emrat dhe akuzat

Dërgohet për gjykim grupi i kryesuar nga “Dan Bilzerani” i Shkodrës Rinard Tata dhe 10 persona të tjerë të akuzuar për prostitucion dhe pastrim parash në qytetin e Shkodrës.
11 të ndaluarit pjesë e kësaj dosje shfrytëzonin vajza me qëllim prostitucionin dhe paratë e fituara me këtë aktivitet i riciklonin në aktivitete tregtare.
Po ashtu, në funksion të këtij hetimi është vendosur sekuestro preventive mbi godinën Bar-Kafe ”TATA”, e ndodhur në Lagja ‘Manush Alimani’, Shkodër në pronësi të të pandehurit Rinard Tata.


Këta përsona janë:
1.I pandehuri Rinard Tata ( alias Federik Tota ), lindur dhe banues ne Shkoder, i arrestuar, i dënuar edhe më parë, i cili akuzohet se ka kryer veprat penale të:
1.“Shfrytezim i prostitucionit“ parashikuar nga neni 114/2 te K.Penal, në dem të disa femrave.
2.“Mbajtja e lokaleve per prostitucion“ parashikuar nga neni 115 i K.Penal.
3.“Ushtrimi pa liçence i veprimtarive financiare “parashikuar nga neni 170/ç i K.Penal.
4.“Pastrimi i produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale “parashikuar nga neni 287 te K.Penal, duke ricikluar ne aktivitetin e tij privat, dhe ndertimtari parate e perfituara nga shfrytezimi i prostitucionit.
5.“Vjedhja e energjise elektrike ose impulseve telefonike “ parashikuar nga neni 137/2 te K.Penal , per qellime biznesi.
6.“Ndertimi i paligjshem “ parashikuar nga neni 199/a/1 te K.Penal , pasi ka ndertuar 3 kate mbi pronen e tij ekzistuese.

2.E pandehura Sunila Mehja, lindur dhe banuese ne Shkodër, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer veprat penale te:
1. “Shfrytezimit te prostitucionit “ parashikuar nga neni 114/2 te K.Penal, në dem te disa femrave.
2.“Mbajtja e lokaleve per prostitucion “ parashikuar nga neni 115 i K.Penal .
3.I pandehuri Kastriot Musa, lindur ne Barbullush, Shkoder, i arrestuar, i cili akuzohet se ka kryer vepren penale te:
“Shfrytezimit te prostitucionit“ parashikuar nga neni 114/2 te K.Penal , ne dem te disa femrave.
4.E pandehura Ardita Muça, lindur e banues ne Shkoder, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer vepren penale te:
“Prostitucionit“ parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.
5.E pandehura Angje Ndrecaj, lindur dhe banuese ne Manati, Lezhë, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer vepren penale te:
“Prostitucionit” parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.
6.E pandehura Anita Lleshi, lindur ne Burrel dhe banuese ne Kamez, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer vepren penale te:
“Prostitucioni“, parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.
7.E pandehura Albana Musa, lindur ne Korçe dhe banuese ne Bushat, Vau Dejes, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer vepren penale te:
“Prostitucionit” parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.
8.E pandehura V.H, e hetuar në gjendje të lirë, e cila akuzohet se ka kryer vepren penale te:
“Prostitucionir“ parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.
9.I padehuri E.L, i hetuar në gjendje të lirë, i cili akuzohet se ka kryer vepren penale te:
“Prostitucionit“ parashikuar nga neni 113/2 te K.Penal.
10.I pandehuri E.C, i hetuar në gjendje të lirë, i cili akuzohet se ka kryer vepren penale te:
“Prostitucionit” parashikuar nga neni 113/2 te K.Penal .
11.I pandehuri M.P, i hetuar në gjendje të lirë, i cili akuzohet se ka kryer vepren penale te:
“Prostitucionit“ parashikuar nga neni 113/2 te K.Penal .

Në funksion të këtij hetimi është vendosur sekuestro preventive mbi godinën Bar-Kafe ”TATA”, e ndodhur në Lagja “Manush Alimani”, Shkodër në pronësi të të pandehurit Rinard Nikollë Tata.