.

Reperi nuk di si ti shpenzojë lekët, blen pikturë 21.1 milionë dollarë

Reperi Sean “Diddy” Combs është zbuluar si blerësi i një pikture të Kerry James Marshall. Ai ka blerë pikturën në ankand për 21.1 mln dollarë.
Kjo është shuma më e madhe që është paguar ndonjëherë për një vepër të një artist afrikano-amerikan që jeton. Piktura ‘Koha e kaluar’ sjell amerikanët e zinj duke bërë piknik, ski në ujë dhe duke dëgjuar muzikë në një park të Çikagos.
Piktura është 4 metra e gjatë. Jack Shainman, që shiti pikturën, konfirmoi identitetin e pronarit të ri. “Unë e di që kjo pikturë është blerë me qëllimin për tu ruajtur si trashëgimi, nga Sean Combs, dhe kjo do të thotë shumë,”-tha ai për Neë York Times.