.

Penalitete për bizenset që derdhin ujërat e zeza në det, Ministri: Sanksionet nisin pas 1 qershorit


Nga Lezha, ministri Blendi Klosi përsëriti thirrjen ndaj bizneseve që të mos derdhin ujrat e zeza në det. Kreu i Turizmit dhe Mjedisit tha se pas 1 qershorit subjektet që nuk trajtojnë ujërat e ndotura do të përballen me forcën e ligjit. Pas datës 1 qershor do të ketë ndëshkime ndaj bizneseve që derdhin ujërat e zeza në det.
Nga Lezha, Ministri Klosi përsëriti se forca e ligjit do të jetë e ashpër për subjektet që nuk i binden apelit. Në Tale, kreu i Turizmit dhe Mjedisit inspektoi nga afer teknologjinë që po implementon një resort turistik në bregdetin për të trajtuar ujërat e ndotura, ndërsa shtoi se edhe bizneset e tjera duhet te vendosin impiantet e depurimit.
‘’Nga data 1 qershor ne do të veprojmë me të gjithë institucionet që shfrytëzojnë ujin e detit, qofshin ato private apo shtetërore, që nuk kanë depuratorë për trajtimin e ujërave të zeza,’’ tha Klosi.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit theksoi më tej se qeveria nuk do të tolerojë më subjektet qe nuk zbatojnë lejen mjedisore dhe që nuk trajtojnë ujërat e zeza dhe mbetjet urbane.