.

“Ndal atyre që dëshirojnë të na mbysin me gjak”/ Erdogan ka një mesazh të fortë për botën islame

“Ne sot i themi ‘ndal” atyre që dëshirojnë ta mbysin në gjak dhe lot rajonin tonë”, kështu ka thënë Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në mbledhjen e jashtëzakonshme të Konferencës së Samitit Islamik të Organizatës Bashkëpunimit Islamik (OBI).

Sipas  Anadolu Agency (AA) ai tha se kauza e Kudsit është kauzë e të gjithë muslimanëve, dhe se Kudsi është një qytet i bekuar.

“Ne sot i themi ‘ndal” atyre që dëshirojnë ta mbysin në gjak dhe lot rajonin tonë. Në takimin tonë, thërrasim me zë të lartë që vëllezërit tanë palestinezë nuk janë kurrë të vetëm në luftën e tyre.

Dëshiroj të shpreh edhe njëherë që duhet të dihet nga të gjithë se kauza e Kudsit është kauzë e të gjithë myslimanëve dhe se Kudsi është një qytet i bekuar saqë nuk mund të lihet në mëshirën e një shteti terrorist që i ka duart e lyera me gjakun e mijëra palestinezëve të pafajshëm”, tha Erdoğan.