.

Gjendet i shkrumbuar automjeti në Elbasan, ja kujt i përkiste.Policia dyshon se zjarrin…

Një automjet është gjetur i shkrumbuar nga flakët mëngjesin e ditës së sotme në lagjjen ‘5 Maj’ në qytetin e Elbasanit.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Opel” me targa AA 782 OU, është në pronësi të një pensionisti Kujtim Borakaj, 66 vjeç. Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

NJOFTIMI I POLICISË
Në orët e para të mëngjesit në lagjen “5 Maj”, ka rënë zjarr në mjetin tip “Opel” me targa AA 782 OU, në pronësi të shtetasit K.B.,66 vjeç,(pesionist).
Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij dhe si pasojë e flakëve mjeti është djegur plotësisht në pjesën e përparme të tij.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga veprimet e para dhe deklarimet e pronarit i cili ska ndonjë pretendim se mjeti mund ti jetë djegur qëllimisht, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e ndonjë shkëndijë elektrike.Vijon ende puna në bashkëpunim me ekspertët e zjarrfikëses për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.