.

(Video) “Libri i gabimeve” te Sali Berishës dhe alternativa që na ofroi Edi Rama

Nuk është kohë fushate elektorale, as kohe e bilancit të qeverisë, por një moment delikat për mazhorancën pasi ish-ministri i brendshëm është në arrest shtëpie i akuzuar për  implikim në grupin kriminal të trafikut të drogës. Po ashtu ministri i brendshëm akuzohet nga opozita për lidhje të vëllait të tij me grupet kriminale. Pavarësisht luftës politike me opozitën, akuzat të vërteta apo të gënjeshtërta të opozitës, është fakt se i vëllai i ministrit të brendshëm është në burg duke vuajtur dënimin për përfshirje të tij në grupe kriminale të trafikut të drogës.

Ministri i brendshëm është më i rëndësishmi i një qeverie  ashtu siç ka peshë çdo ministri e çdo zyrtar i të gjitha niveleve, në imazhin e qeverisë. Kështu ka menduar dikur Edi Rama, kur po përgatitej të qeveriste Shqipërinë. Në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të PS-së në shtator të vitit 2013, në një fjalim të rëndësishëm Rama rikonfirmoi premtimet e tij dhe vendosmërinë që të mos përsërisë kurrsesi gabimet e paraardhësit.

Pati shumë premtime në atë fushatë që Rama i përmblodhi në premtimin solemn se mazhoranca e tij nuk do ta përsërisë paraardhësin në gabimet e tij, se do ta hapte shpesh atë libër me gabime të Berishës.