.

Të shtëna me armë në një gjimnaz në SHBA, raportohet për 8 të vdekur (Foto dhe Video)


Të shtëna me armë janë dëgjuar ditën e sotme në një gjimnaz në Teksas të SHBA-së, dhe dëshmitë flasin për 8 të vdekur, raporton CNN.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në një shkollë në zonën e njohur Santa Fe, 40 metra larg Hjustonin me rreth 12 mijë banorë.


Sipas CNN, një dëshmitar tha se qitësi hyri në një klasë në gjimnazin e Santa Fe dhe filloi të qëllonte me një armë të llojit Shotgun, e sipas tij pa një vajzë të qëllohej në këmbë.
Kim Sullivan, nëna e një 17-vjeçareje tha se vajza e saj kishte shkuar drejt një karburanti për t’u arratisur nga vendngjarja.


Policia raporton se prindërit në panik kanë vrapuar brenda në shkollë për të gjetur fëmijët e tyre. Tre helikopterë janë drejtuar drejt shkollës.
Deri më tani, CNN shkruan se bëhet fjalë edhe për disa të plagosur.