.

Shpërthen në flakë avioni në Kubë, mbi 100 persona në bord


Një avion Boeing 737 i linjës ajrore kombëtare kubaneze është përplasur dhe ka shpërthyer në aeroportin Jose Marti në Havana. Sipas informacioneve kishte rreth 100 persona në bord.
Avioni u rrëzua menjëherë sapo u nis, raporton agjencia e lajmeve Prensa Latina. Radiot kubaneze njoftojnë se avioni do të kryente një fluturim brenda vendit nga kryeqyteti kuban në Holguin, në lindje të ishullit.
Dëshmitarët thanë për agjencinë e lajmeve AFP se shihnin një shtëllungë të madhe tymi të vinte nga aeroporti.