.

“Hapja e negociatave”/ Kryeministri danez: Nuk e mbështes nismën për zgjerimin e BE

Danimarka i është bashkuar vendeve skeptike, Francës, Holandës dhe Gjermanisë, pasi sipas mediave bullgare të cilat citojnë kryeministrin danez, Lars Lokken Rasmusses, është shprehur  se nuk mendon që do të mbështetë nismën për zgjerimin e Bashkimit Europian, në samitin e qershorit.

“Jo, nuk mendoj se do ta mbështet këtë nismë. Ne duhet të jemi të sinqertë në lidhje me këtë çështje”, ka deklaruar Rasmussen.

Kryeministri danez është shprehur se  BE-ja nuk duhet t’i përsëritë gabimet, duke përmendur edhe bisedimet për anëtarësim të Turqisë në BE.