.

Fshehu drogën në gojë kur iu afrua policia, 19 vjeçarja vdes nga mbidoza


Një vajzë 19 vjeçare ka qenë në makinë duke udhëtuar me të dashurin e saj në momentin që i ka ndaluar policia për kontroll të rastësishëm. Por ajo nga frika se mos e kapte policia fshehu një sasi të vogël droge duke e futur atë në gojë. Por droga i ka shkrirë dhe pas dy ditësh ajo humbi jetën si pasojë e komplikimeve nga mbidoza.
Gjeorgjia Cassidy, 19 vjeçe, njihej si një vajzë e mirë dhe shumë e dashur.Policia nuk gjeti asgjë të dyshimtë gjatë kontrollit dhe makina u lejua të largohej shpejt por efektivët nuk e dinin se ajo e kishte gëlltitur drogën.


Pas shqetësimeve shëndetësore vajza u dërgua në spitalin e Aintree ku ajo vdiq nga toksiciteti i kokainës tri ditë më vonë.


Familjarët e Xhorxhias janë të shkatërruar, ata thanë se ajo ishte një adoleshente popullor, dhe gjithmonë i thoshte familjes së saj: ‘Sa më shumë e doni dikë dhe aq më shumë ata ju duan, aq më e madhe është dhimbja e humbjes kur dikush vdes.’’ Ata fajësojnë shitësit e drogës ndërsa i bëjnë apel Policisë që të ushtrojnë më shumë kontrolle, pasi shumë adoleshentë po humbin jetën për faj të drogës. Përktheu, hapur.al