.

(Video) Alarmohen vlonjatët, të shtëna me armë brenda një lokali, ka pasur edhe efektivë policie


Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës ku janë dëgjuar të shtëna me armë. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit ku sipas njoftimeve  një i ri ka hapur zjarr brenda një lokali pas nje sherri me disa persona te tjere. Thuhet se në lokal ka pasur edhe disa efektivë policie.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të plagosjes. Ngjarja ka ndodhur në zonën e cila njihet si “Sahati”, në rrugën Demokracia.

“Balkanweb” ka mundur të sigurojë një video të ngjarjes së sapo ndodhur në këtë qytet, ku një i ri ka hapur zjarr brenda një lokali në Vlorë. Në video duket lokali ku qëlloi i riu, dëshmitarë të shumtë të tronditur nga ajo që panë dhe furgoni i policisë që e shoqëroi. Paraprakisht mësohet se i riu ka bërë sherr me një grup djemsh në lokal dhe është kthyer me armë për t’i qëlluar. Ndërhyrja e personave të tretë ka shmangur një masakër të vërtetë brenda lokalit.