.

Shoferi i droguar aksidenton për vdekje dy fëmijë të vegjël, ja çfarë ndodhi me jetën e tij…


Prindërit e dy vogëlushëve janë të shkatërruar pas vdekjes së dy fëmijëve të tyre (djem të moshës 6 dhe 2 vjeç). Një shofer i droguar i aksidentoi vogëlushët ndërsa ndodheshin në park me nënën e tyre.
Babai i tyre, Reece me gruan e tij Louise tregoi për median se si jeta e tij dhe e gruas ishin shkatërruar nga humbja e dy të vegjëlve. Por ndërsa kishin kundërshtuar dënimin e ulët të shoferit që iu mori jetën vogëlushëve, ai është gjetur i vdekur në Greqi, në një hotel në Korfuz.


Robert Brown, kishte pirë një kotejl drogërash përfshirë dhe kokainën, ditën që iu mori jetën fëmijëve të çiftit. Në fakt kjo histori duket si një ‘mallkim’ për shoferin pasi gjykata e kishte dënuar vetëm me 9 vite burg, dhe prindërit e dy të vegjëlve që humbën jetën nuk ishin dakord me një dënim kaq të vogël.
Babai i tyre i trishtuar tha: Çdo minutë i kam para syve fytyrat e tyre të pajetë në rrugë – imazhe të cilat do të qëndrojnë me mua gjatë gjithë jetës. Ndjej një frikë të ftohtë mbi mua, një zbrazëti që nuk do të largohet kurrë “.


Brown, shoferi i cili kishte 57 dënime të tjera i kishte pranuar akuzat për vdekjen e dy vogëlushëve. Ai u burgos për nëntë vjet, po bëri vetëm 4. Gjyshja e fëmijëve Carolyn Platt, 53 vjeç, e cilësoi dënimin si ‘shaka’ në mediat sociale, ndërsa znj. Platt-May bëri thirrje për dënime më të ashpra për shoferët vrasës. Por duket se vetë fati nuk e lejoi shoferin që të jetonte më gjatë…Përktheu, hapur.al