.

Meghan Markle zbulon arsyen pse i ati do të mungojë ditën e dasmës mbretërore

 

Kanë mbetur pak ditë nga dasma mbretërore e Britanisë së Madhe, e cila organizohet ditën e shtunë.

Siç është përfolur edhe nëpër media babai i Meghan Markle nuk do ta shoqërojë të bijën në altar, por nuk është dhënë ndonjë arsye për këtë.

Meghan ka sqaruar arsyen e kësaj mungese nëpërmjet një njoftimi.

E gjithë kjo pasi  Thomas Markle është në spital pas operacionit në zemër dhe ka shkaktuar një skandal të madh pas kryerjes së një marrëveshjeje rreth shitjes së disa fotografive të vjetra të aktores.

“Mjerisht babai im nuk do të marrë pjesë në martesën tonë. Gjithmonë jam kujdesur për babanë tim dhe shpresoj se mund t’i jepet hapësirë që të përqendrohet në shëndetin e tij”, shkruan në njoftimin e aktores.

Ajo më tutje i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë dhe i ka ftuar që të jenë pjesë e dasmës.

“Unë do të doja të falënderoja të gjithë ata që i kanë ofruar mesazhe mbështetëse. Ju duhet ta dini se Harry dhe unë mezi presim ta ndajmë ditën tonë të veçantë me ju të shtunën”, shkruan ndër të tjera.