.

Xhafaj: Vëllai im asnjëherë nuk iu fsheh autoriteteve, me ligjin shqiptar si takon të bëjë asnjë ditë burg


Ashtu siç kishte paralajmëruar më herët gjatë ditës, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka folur lidhur me akuzat për trafik droge në adresë të vëllait të tij. Xhafaj tha se ka dalë në konferencë vetëm për tu dhënë shpjegime qytetarëve, dhe jo sharlatanëve politikë, të cilët sipas tij do ndiqen nga ligji për shpifjet e tyre. ‘’Asnjë funksion imi nuk ka krijuar imunitet apo favor ndaj vëllait tim. Nuk kam bërë kompromis me faktin se vëllai im nuk duhet të vuante dënimin. Vëllai im asnjëherë nuk iu fsheh autoriteteve. Kam bërë gjithçka që kam pasur në dorë që vëllai im të kthehet në personin e denjë dhe normal. Familja ime dhe unë kemi vuajtur shumë shpirtërisht nga kjo çështje. Ne po mundohemi t’ia bëjmë më të lehtë situatën nënës, dhe bashkëshortes dhe fëmijëve të tij,’’ tha Xhafaj, ndërsa shtoi faktin se; në Shqipëri Agron Xhafaj sipas ligjit shqiptar nuk duhet të bënte asnjë ditë burg. ‘’Për ligjin shqiptar në fuqi ndjekja penale që duhet ndjekur për vëllain tim; rrjedhimisht në Shqipëri për asnjë shkak Agron Xhafaj s’do bënte asnjë ditë burg. Nëse im vëlla do të bënte njohjen e vendimit të tij penal këtu në Shqipëri dhe do të priste ekzekutimin e tij këtu në Shqipëri, ai s’do ta vuante atë, pasi periudha prej 4 vitesh e mbetur për ekzekutim është e një afati 5-vjeçar. Se nxita as atëherë dhe as sot që ai ta kryente këtë akt. Ishte zgjedhja e tij dhe e vlerësoi shumë gjestin e tij. Ai s’ma dha mundësinë që të provoja Fatmir Xhafjan si ministër kur do të kërkohej zbatimi i dënimit. A është i mundur të më tregojë mua se cilën linjë kam shkelur sot si ministër i Brendshëm? Çfarë se kamë bërë detyrën si ministër i Brendshëm? Kasta e politikes së baltës nuk di të bëjë gjë tjetër veç me ça merret me motrat, babain,’’ tha Xhafaj.

Sa i përket akuzave për falsifikimin e nenit, Xhafaj tha se disa deputetë syleshë, e kanë të vështirë të pranojnë se kjo pikë e nenit është një standard ndërkombëtar dhe nuk e kemi shpikur ne. “Lidhur me falsifikimin e Kodit të Procedurës Penale, është qesharake komplet, e kanë të vështirë të besojnë, se njeriu pranon të vetshpallet kaq injorant. Unë akuzohem se për të shpëtuar vëllain tim nga burgu kam ndryshuar një nen, për votim është paraqitur tjetër gjë dhe jo ajo që ishte propozuar. Unë kam detyrimin që të jem serioz, nuk ka kontribut timin për këtë variant, por e mbroj fort atë nen. Kjo pikë e nenit 4091 është një standard ndërkombëtar, nuk e kemi shpikur. Është mot a mot, në Konventën Evropiane të Ekstradimit, ky lloj kushti ishte. Nuk ka asnjë lidhje me vëllain tim, pasi im vëlla ka qenë i mbrojtur nga një person i autorizuar. Prandaj nuk jemi në kushtet e këtij neni.”