.

Xhafaj: Nuk kam menduar asnjëherë të jap dorëheqjen, as Rama nuk ma ka kërkuar, opozita…


Në një kohë që opozita kërkoi dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi se do të vijojë të mbajë këtë detyrë për të vazhduar misionin që ka marrë përsipër dhe se nuk ka frikë nga shantazhet. Ndërsa iu përgjigj pyetjeve të shumta të gazetarëve lidhur me dorëheqjen e tij, Xhafaj tha se: ‘’Nuk kam menduar asnjëherë të jap dorëheqjen. As Kryeministri nuk e ka kërkuar asnjëherë këtë, dhe nuk ka shkak dhe as arsye që unë të jap dorëheqjen.’’
Nërsa foli për opozitën ai tha se opozita ra në batakun e shantazhuesve, po bashkëpunojnë edhe me djallin, vetëm që kjo qeveri të ikë nga pushteti. Sipas tij ata janë të frikësuar nga ajo çka po ndodh në reformën në drejtësi.
“Se kam pasur në zakon të flas kështu, por e gjithë çka ndodhi këto ditë është orkestrim i lig i opozitës dhe lidershpit të saj. Interesat meskine të opozitës janë bërë bashkë brenda dhe jashtë sistemit. Opozita ra në batakun e shantazhuesve, po bashkëpunojnë edhe me djallin, vetëm që kjo qeveri të ikë nga pushteti. Ata janë të frikësuar nga ajo çka po ndodh në reformën në drejtësi. Por i garantoj këta se nëse iki nga kjo zyrë, çfarë është bërë nga unë, nga kolegë ndërkombëtarë, nuk mund të zhbëhet. Edhe SPAH edhe BKH do të vijojë. Unë jam këtu për këtë mision, dhe sot si ministër i Brendshëm. Unë nuk kam frikë, nuk mund të më shantazhojë në arritjet e qëllimeve të larta”, tha Xhafaj.