.

Vajza sadiste godet 5 herë me thikë të dashurin ndërsa ishin në shtrat…

 

Një marrëdhënie e çuditshme ajo e dy adoleshentëve, të cilët kanë kaluar nga dashuria në sulme vrastare. Vajza me emrin Zoe Adams ka goditur 5 herë me thikë të dashurin e saj ndërsa ishin duke kryer marrëdhënie seksuale. Djali i cili ka mundur të mbijetojë nga ky sulm, është tronditur duke thënë se ajo ka kaluar disa ankthe, dhe ishte e fiksuar me vrasje dhe sakrificë meshkujsh. Ajo i tha djalit që të kishte besim te ajo, pasi do ti vinte një jastik mbi fytyrë po s’do ti bënte gjë.
Adams, 19 vjeç tani është prapa hekurave pasi u dënua me 11 vjet e gjysëm burg, pasi u deklarua fajtore për plagosjen me qëllim që të shkaktojë dëmtime të rënda trupore tek i dashuri i saj.

Pas dënimit të saj, djali me emrin Kieran i tha ‘The Sun’ se ishte fizikisht dhe emocionalisht i plagosur. “Nuk vë gjum në sy që nga ajo ditë dhe jam i shkatërruar nga ëndrrat e këqija,”tha ai.
Momente përpara sulmit, Adams ishte shfaqur në hyrjen e dhomës së gjumit të çiftit e veshur dhe e lyer bukur. Ajo i kishte kërkuar që ta lidhte por djali nuk kishte pranuar, vetëm për jastikun kishte rënë dakord. Duke e përshkruar momentin kur u godit me thikë, ai tha: “Unë në fillim nuk kuptova gjë, se nuk ndjeva ndonjë dhimbje, por më pas pashë që isha mbuluar me gjak dhe u trondita”.


Gjykatësi James Adkin foli për një sulm “mizor dhe sadist”. Djali i sulmuar tregoi para oficerëve se një herë Zoe i kishte thënë: ‘’Në fantazinë time seksuale është një mashkull i lidhur dhe që e përdor si një sakrificë njerëzore”. Përktheu, hapur.al