.

Rrëfimi tronditës i këngëtarit të njohur: Fama thuajse më vrau, ja vështirësitë që kam hasur

Periudhat e suksesit për të kanë qenë të shumta, por në intervistën dhënë së fundmi për ‘Kiss FM’, këngëtari i njohur Liam Payne tregon se jo gjithçka është ashtu siç duket.
Ja që ai që shfaqet në publik, nuk është i tillë edhe në jetën private dhe madje ndarja nga grupi ‘One Direction’ nuk ka qenë e lehtë për të.
Liam tregon se edhe grupet muzikore mund të kenë probleme, por është më e lehtë të përballosh famën nëse je në një grup sesa i vetëm.
Pasi “One Direction” u nda në vitin 2015, rashë në një gjendje depresioni pasi më duhej të rinisja karrierën vetëm dhe të bëhesha i famshëm nga e para. Mendimi se tashmë isha i vetëm në qendër të vëmendjes, ishte shkatërruese. Pasi rinisa të njihesha si Liam dhe jo si pjesëtar i grupit. Ishte e tmerrshme, fama thuajse më vrau”, deklaroi këngëtari.