.

Rama dhe Xhafaj takohen me Metën në Presidencë

Kryeministri Rama dhe ministri Xahfaj po zhvillojnë një takim me presidentin Ilri Meta në ambientet e presidencës, ndërsa në të njëjtën mbledhje janë prezentë edhe anëtarë të tjerë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Pavarësisht zhvillimeve të fundit, lidhur me akuzat e PD-së për vëllain e ministrit Xhafaj, të përfshirë në trafik droge, mësohet se kjo mbledhje ishte paralajmëruar më herët; pra mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e lenë në axhende dy javë më parë.

“Balkanweb” raporton se mbledhja është kërkuar nga presidenti Ilir Meta dhe në fokus të diskutimit janë prioritete e Sigurisë Kombëtare.

Kujtojmë që paraditen e sotme ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim kokë më kokë i cili ka zgjatur rreth 45 minuta me kryeministrin Edi Rama.
Gjithashtu ai ka njoftuar edhe mbajtjen e një konference pasditen e sotme. Xhafaj njofton se në orën 18:30 do të dalë në konferencë për shtyp.