.

Pas takimit me Ramën, Xhafaj lajmëron konferëncë për shtyp pasditen e sotme


Ministri i Brendshëm Fatmir Xahafaj ka njoftuar mbajtjen e një konference pasditen e sotme. Xhafaj njofton se në orën 18:30 do të dalë në konferencë për shtyp. “Sot ne ora 18:30, ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj do të mbaj një konferencë për media në sallën e MB. Ju ftoj të merrni pjesë!”, shkruan zyra e shtypit.
Me herët sot Ministr Xhafaj ka zhvilluar një takim kokë më kokë i cili ka zgjatur rreth 45 minuta me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri, pas deklaratave të shefit të qeverisë i cili nuk e lëshoi në atë që e quajti “gojët e ujqërve”, teksa flitej për një shkarkim të mundshëm ose dorëheqje të ministrit Xhafaj.
Takimi vjen pasi Rama tha se ministri Xhafaj nuk ka përgjegjësi morale jo e jo por as politike në lidhje me akuzat e bëra nga PD për vëllanë e tij Agronin, i cili sot është vetëdorëzuar te autoritetet italiane për të kryer dënimin me burg që është dhënë në shtetin fqinj.