.

Një qese e dyshimtë gjendet afër spitalit, alarmohet policia, evakuohen pacientët


Një qese me një material të dyshimtë që është gjetur në oborrin e spitalit të Pejës ka vënë në lëvizje policinë. Kjo e fundit sapo u njoftua për ngjarjen, urdhëroi evakuimin e pacientëve të shtruar në spital.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, ka thënë se janë kryer testet nga Njësitet e Dominimit të KFOR-it, dhe ka rezultuar që nuk kishte të bënte me mjet shpërthyes. Pas katër orësh gjendja është normalizuar pasi policia kreu një shpërthim të kontrolluar dhe larguan mjetin e dyshimtë.
Pas kësaj situate në Spitalin e Pejës janë marrë masa që pacientët të kthehen në dhomat nga ku u evakuuan, ndërsa shërbimet mjekësore të jepen normalisht.