.

Mos vallë i mungon Klevisi? Ilda Bejleri publikon videon pasionante, e dashuruar si kurrë më parë

Kohëve të fundit moderatorja sportive Ilda Bejleri ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për aludimet për një histori dashurie me deputetin e PD Klevis Balliu, por edhe për shkak të debatit me Mustafa Nanon në lidhje me veshjen e saj në ekran.
Megjithatë ajo që na ka bërë përshtypje këtë herë me moderatoren është natyra e saj romantike, ndoshta ka ndikuar edhe moti i cili ka qenë me shi.
Ajo ka publikuar një video nga klipi i këngës ‘Hoy tengo ganas de ti’ (Sot të dëshiroj) të këngëtares Christina Aguilera në një bashkëpunim me këngëtarin Alejandro Fernández.
Nuk dihet nëse është një dedikim dashurie për Klevisin, që është përfolur se ka qenë në lidhje me të.
Megjithatë ende pa e pranuar dashurinë, në media qarkulloi lajmi se çifti ishte ndarë.