.

Ministri Xhafaj: Audiopërgjimi është një manipulim, e kam analizuar në agjencitë më të mira


Në një kohë kur opozita kërkon dorëheqjen e tij pas publikimit të një audiopërgjimi ku implikohet Agron Xhafaj, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka thyer heshtjen dhe ka pranuar të flasë publikisht. Që në nisje të fjalës së tij ai hodhi poshtë çdo akuzë që opozita prej ditësh ka lëshuar ndaj tij. Ai tha se shumë kanë folur këto ditë në emër të ligjit dhe moralit pas një raporti nga autoritetet italiane për vëllain e tij. ‘’ Shumë janë rrekur të tregojnë ligjin dhe moralin. Sharlatanë politikë si meritojnë shpjegimet. Jam këtu vetëm për të sqaruar opinionin publik, qytetarët që duan të dijnë ç’lidhje ka me akuzat ministri i tyre i Brendsshëm “, tha Xhafaj. Lidhur me audiopërgjimin ai tha se e gjitha është një mashtrim, ndërkohë që I kërkoi Prokurorisë të hetoj mbi këtë çështje dhe të jap dënimin e merituar për ata që e kanë sajuar këtë situatë. ‘’Audiopërgjimi i servirur është një mashtrim dhe manipulim nga fillimi deri në fund. Kushdo i përfshirë në këtë skandal të madh duhet të marr dënimin e merituar. I kërkoj Prokurorisë gjetjen në mënyrë të shpejtë të të gjithë atyre që janë marrë me këtë skandal të orkestruar,’’ tha Xhafaj, ndërsa shtoi se vlerësimi i audios është bërë në agjenci të rëndësishme ndërkombëtare.