.

Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Rama largohet para kohe sepse…

Kryeministri Rama dhe ministri Xhafaj po zhvillojnë një takim me presidentin Iliri Meta në ambientet e Presidencës, ndërsa në të njëjtën mbledhje janë prezentë edhe anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe po ashtu të pranishem janë edhe ministrat Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Olta Xhaçka si dhe Helidon Bendo. Burimet e “Panorama” bejne me dije se Rama ka qëndruar vetëm 50 minuta dhe është larguar për shkak të axhendës. Kjo mbledhje ka qenë e planifikuar 2 javë më parë, ndërsa pritet që sot në orën 18:30, Xhafaj të dal në konferencë para mediave.