.

Kapet gomonia me drogë në Karaburun, u gjetën edhe disa bidona me benzinë


Një gomone me drogë është kapur pasditen e sotme në Karaburun. Në gomone janë gjetur disa bidonë me benzinë dhe dy pako drogë. Policia ka qenë në patrullim normal kur është konstatuar gomonia, ndërsa mësohet se po bëhet krehja e zonës për të gjetur ndonjë sasi tjetër të fshehur të lëndës narkotike dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e pronarëve të mjetit lundrues. Gomonia ka qenë rreth 7 metra e gjatë, e pajisur me dy motorë.