.

Eugent Bushpepa lajmëron fansat: Dikush po përpiqet të mbledh para me donacione në emrin tim, mos i besoni

Eugent Bushpepa ka njoftuar se dikush po përpiqet të përfitoj para në emrin e tij, duke kërkuar donacione. Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se dikush që pretendon se është ai, por bën thirrje për të dhuruar para në formë donacioni.
“Dikush, i cili pretendon se është Eugenti, po përpiqet të vjedh lekë nga njerëzit. Nëse dikush ju kërkon para për çfarëdolloj donacioni, nuk është real. Ju lutem raportojeni dhe na ndihmoni!”, ka shkruar këngëtari.