.

Depresioni pas lindjes kap edhe burrat, ja historia e 40 vjeçarit që vrau veten pasi u bë me djalë

 

Kemi dëgjuar që femrat bien në depresion pas lindjes por kjo gjë mund të ndodh edhe me burrat. Kështu ka ndodhur me një baba 41 vjeçar, i cili u prek nga depresioni pas lindjes së djalit të tij, dhe vrau veten vetëm disa ditë pas mbajtjes së një feste të madhe me miqtë e tij.


John Clayton 41 vjeç, u përpoq të merrte ndihmë te mjeku pas lindjes së djalit të tij pesë vjet më parë. Ish-gruaja e tij, Vicky Clayton, tha se asnjë prej atyre që e njihnin nuk e mori parasysh faktin se burrat vuajnë nga sëmundja e depresionit pas lindjes . Clayton u gjet i vdekur nga një mik i tij.
John që merrej me studimin e kafshëve i dha fund jetës në moshën 41 vjeçare, duke lënë djalin e tij të vogël Hugo, të rritet pa një baba. Ish-gruaja e tij Vicky Clayton, 38 vjeç, tha se kishte luftuar për të marrë ndihmën që i duhej pasi shëndeti i tij mendor pësoi përkeqësime pas lindjes së Hugos në vitin 2013.
Vicky tha se ai po vuante nga depresioni pas lindjes, dhe tani ajo po përpiqet të rris ndërgjegjësimin se sëmundjet mendore mund të prekin edhe meshkujt. ‘Kulmi i të qenit baba ishte një gjë shumë e madhe për Johnin. Shpesh anashkalohet që meshkujt gjithashtu vuajnë nga depresioni pas lindjes, por kjo është e vërtetë,’’ tha gruaja.
Fatkeqësisht martesa e John dhe Vicky nuk zgjati shumë dhe ajo u kthye në Exter, por ata mbetën miq të mirë dhe zakonisht flisnin çdo ditë.

Hugo tani është gati pesë vjeç dhe fatkeqsisht ai do të ketë vetëm fotografi për të kujtuar të atin. Vicky tha: “Ishte shkatërruese, unë isha pa dyshim e shkatërruar. Për gati një dekadë të jetës sime, Johni ishte shoku im më i mirë dhe babai i fëmijës tim. Të humbisja një person të tillë, u ndjeva e lënduar dhe e zemëruar, por edhe dëshpërimisht e trishtuar duke e ditur se nuk kishte asgjë që mund ta kisha bërë për ta ndihmuar apo ndalur atë. Edhe pse ishim të ndarë, ne ishim ende në kontakt për shkak të djalit tonë të vogël.’’
Raporti më i fundit i vetëvrasjeve, në Britani të Madhe numëron rreth 6,188 të tilla. Shkalla më e lartë e vetëvrasjes ishte për meshkujt 40-44 vjeç. Përktheu, hapur.al