.

Alarmante/ Rritet numri i minorenëve shqiptarë që kërkojnë azil në BE


Edhe pse me një numër më të ulët se një vit më parë numri i minorenëve shqiptarë që kanë dorëzuar kërkesën për azil në një nga vendet e BE mbetet sërish i lartë. Sipas Eurostat, Shqipëria renditet e 16-ta në listën e vendeve ku disponohen kërkesa për azil nga minorenët duke u renditur pas Marokut dhe Sudanit me 530 kërkesa gjatë vitit të shkuar në 31 mijë e 400 kërkesa që rezultojnë gjithsej në vitin 2017
Të dhënat e Eurostat flasin për 530 fëmijë shqiptarë të pashoqëruar nga prindërit që kanë kërkuar azil dhe duke zënë kështu vendin e parë në Europë për numrin e kërkesave.
Dhe në listën e vendeve me më shumë kërkesa nga minorenët shqiptarë është Britania e Madhe me 250 kërkesa për azil, në vend të dytë vendi më i lakmuar nga minorenët shqiptarë mbetet Suedia me 75 kërkesa e ndjekur nga dhe Belgjika e Gjermania, me 55 kërkesa për azil nga minorenët shqiptarë.
Pas Shqipërisë, numrin më të lartë të aplikimeve të fëmijëve nga Europa e zë Rusia dhe Turqia , ndërsa nga vendet e rajonit rezulton të jetë vetëm Kosova me 35 aplikime, Serbia me 25 dhe Bosnja me 10 të tilla.


Në listën me 31 mijë minorenë të pashoqëruar nga e gjithë bota vendin e parë e zë Afganistani, e ndjekur nga Eritrea, Gambia dhe Guinea.

Nga totali i kërkesave rezulton se fëmijë të moshës 14 vjeç janë 7%, të moshës 14-15% përbëjnë 16%, ndërsa numrin më të lartë e përbëjnë fëmijët e moshës 16 deri 17 vjeç, të cilët përbëjnë 77% e numrit total.
Në gjithë bllokun e BE duket se Italia përballet me fluksin më të madh të kërkesave me mbi 10 mijë të tilla nga Gjermania me mbi 9 mijë kërkesa.
Nisur nga ankesat e autoriteteve të vendeve të BE në Shqipëri prindërit që braktisin fëmijët e tyre në vendet e BE përballen sipas ligjit me procedim penal.
Po kështu autoritetet shqiptare forcuan kontrollin në kufi për fëmijët që udhëtojnë të pashoqëruar nga prindërit.