.

(Video) Shkarkimi i Hajdarmataj/ Berisha: Rama ka alergji ndaj çdo tropojani

Lidhur me shkarkimin e prokurorit Besim Hajdaramataj nga kreu i prokurorisë së Krimeve të Rënda, ish-kryeministri Berisha i ftuar në ‘Studio e Hapur’ tha se shkarkimi është krahinor pasi sipas tij kryeministri Rama ka urrejtje për tropojanët.

Vasili: “Keni koment për shkarkimin e prokurorit Hajdarmataj nga detyra?”

Berisha: “Edi Rama është e qartë kush e shkarkoi. Është Edi Rama sepse ka një alergji ndaj çdo tropojasi. E hoqi Edi Rama se e urren se është nga Tropoja. Edhe dosjen Tahiri Rama e lidhi me krahinoren, pasi tha se prokurorët janë të Sali Berishës”