.

Masa ‘arrest shtëpie’ për Tahirin/ Berisha: Produkt i një marrëveshje mes ish-ministrit dhe Ramës në spital

Lidhur me shkarkimin e prokurorit Besim Hajdaramataj nga kreu i prokurorisë së Krimeve të Rënda, ish-kryeministri Berisha i ftuar në ‘Studio e Hapur’ tha se shkarkimi është krahinor pasi sipas tij kryeministri Rama ka urrejtje për tropojanët.

Vasili: “Keni koment për shkarkimin e prokurorit Hajdarmataj nga detyra?”

Berisha: “Edi Rama është e qartë kush e shkarkoi. Është Edi Rama sepse ka një alergji ndaj çdo tropojasi. E hoqi Edi Rama se e urren se është nga Tropoja. Edhe dosjen Tahiri Rama e lidhi me krahinoren, pasi tha se prokurorët janë të Sali Berishës”

Vasili: “Ju thatë që masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Tahirin është produkt i një marrëveshje mes ish-ministrit Tahiri dhe Ramës?”

Berisha: “100% po. Është marrëveshje në spital. Rama më përgenjeshtroi në facebook, dhe të nesërmen e pranoi se ishte në spital. Aty ishte Saimir Tahiri.”