.

Audioppërgjimi i vëllait të Xhafajt/ Deklarata ‘bombë’ e Berishës: Bandat kanë kërcënuar PD!

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili, ish-kryeministri Berisha lëshoi një deklaratë ‘bombë’ teksa tha se me dhjetëra banda që kanë ndërhyrë dhe kanë bërë përpjekje për të mos lejuar publikimin e përgjimit.

Berisha: “Xhafaj për të krijuar policinë e tij duhej të përmbyste policinë të Tahirit dhe policia e këtij të fundit duhej të përmbyesj, por nuk ishte Xhafaj i duhuri. Këto ditë bandat nga Vlora në Shkodër, nga Durrësi në Korcë kanë bërë me dhjetëra lloj përpjekjesh që ai regjistrim të mos dalë për Agronin, se ai ishte garanci e jashtëzakonshme, Princ i Krimit”..

Çipa:
 “Dmth keni bashkëpunuar me bandat?”

Berisha: “Jo bashkëpunim, por kërcënime. Përpjekjet janë bërë të ndryshme. Kërcënime nga më të ndryshmet janë bërë.”

Çipa: “Keni bërë denoncime zoti Berisha?”

Berisha: “Denoncime nuk bëjmë se sot Rama i ka të gjitha pushtetet.”