.

Lidhja me Tahirin dhe Habilajt, zbardhet dëshmia e oficerit të policisë në Prokurori…

Vendimi, me të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi ‘arrest shtëpie’ për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, është një dokument me 33 faqe. Në dokumentin e bërë publik pjesërisht nga Report Tv pasditen e sotme, janë arritur që të zbulohen më shumë detaje rreth lëvizjeve të ish-ministrit të Brendshëm në periudhën 2015-2017, në kohën kur ai ishte ministër, por edhe pas dorëheqjes së tij. Në vendimin e plotë në një pjesë të tij është dhe dëshmia e një oficeri policie, i cili deklaron se me Tahirin është takuar prej skafit të tij, ndërsa gjatë punës ai ka njohur dhe Habiljat.


Pjesë nga vendimi i gjykatës
Deklarime të shtetasit Naim Brahiamaj, aktualisht punonjës policie me detyrën inspektor në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Durrës, dhënë më datë 26.04.2018, para prokurorit të çështjes dokumentuar në Porcevrabal “Për marrjen e të dhënave ëpr personat që kanë dijeni për veprën penale. Në tërësi deklaruesi njoftoi për angazhimin e tij mbi kërkesën e Saimir Tahirit në funksionin e Ministrit të Brendshëm, për rregullimin e skafit, të përdorur nga ky i fundit gjatë pushimeve në Greqi, në Gusht 2014 si dhe, për angazhimin më pas, në dërgimin e skafit në Itali për servis dhe kthimin e këtij të fundit përsëri në Sqhipëri.
Sipas deklaruesit, gjatë karrierës së tij kur punoi në Vlorë, me detyrën e ndihmës specialist të forcave speciale, shofer dhe komandant skafi, pranë Repartit “Delta Force”; gjatë kësaj kohe dhe në vazhdimësi njohu Artan Habijal, Moisi Habilaj dhe Aurel Konakçiun.