.

Pse Tahiri nuk mjafton

Nga Enton Abilekaj

Sikur drejtësia të ishte ndarë me hartën e politikës, Prokuroria dp t’I takonte maxhorancës, ndërsa gjykata opozitës. Po të ishte për Prokrurorinë e maxhorancës, Saimir Tahiri do të ishte në burg, por gjykata e opozitës e la në arrest shtëpie. Kështu ishte deri dje, kur ish ministry u arrestua dhe liderët e opozitës reaguan. Opozita dje kuptoi që edhe Gjykatën e paska nën kontroll Rama. Madje pakti për ta mbajtur Tahirin në arrest shtëpie ishte bërë më parë, sipas Monika Kryemadhit. Nuk është e qartë nëse ajo e Kryemadhit ishte profeci apo informacion, por është e qartë është që amullia e Drejtësisë, e ka rritur vulnerabilitetin e institucioneve. Edhe Prokuroria edhe Gjykata janë ekspozuar ndaj politikës për shkak të vakuumit që ka krijuar procesi I stërzgjatur I vettingut. Ndryshe nuk ka si të shpjegohet që edhe Prokruoria edhe Gjykata denoncohen se janë nën kontrollin e Ramës, por njëra kërkon arrest me burg, tjetra i jep arrest shtëpie. E vetmja gjë e qartë është që Saimir Tahiri është në arrest, i barabartë para ligjit, ashtu sic e kërkuan aleatët perëndimorë, si kush për integrimin. Por a do ta japë arrestimi I Tahirit efektin që kërkon Rama? A do të hapen negociatat në qershor pas këtij “rezultati konkret në luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë”?

Mund të ndodhë që Rama ta arrijë përsëri qëllimin, por ajo që ndodhi me Tahirin nuk ishte ajo që i kërkuan në vizitën e fundit në Gjermani. Deklaratat e qarta të Merkel dhe Roth, nuk merrnin përsipër rolin e prokurorit dhe as të gjyqtarit. As Kancelarja e Gjermanisë, as Ministri për Europën që është socialdemokrat nuk e shpallën fajtor Tahirin. Kërkuan që ai të ishte i barabartë para ligjit. Kërkuan që maxhoranca e Edi Ramës, t’i vinte në dispozicion Prokurorisë imunitetin e Tahirit, që ish ministri të hetohet si gjithë qytetarët. Kërkesa nuk kishte të bënte me fatin personal të Tahirit, por me aktin politik të Edi Ramës, me raportin e tij me demokracinë, me respektimin e pushteteve dhe të ligjeve. Ata kërkuan pikërisht atë që Rama nuk e bëri. Ai nuk ia dorëzoi imunitetin e Tahirit, nuk mori asnjë vendim në Parlament për këtë. Kryeministri edhe këtë herë nuk zgjodhi rrugën e ligjit. Tahiri u vetëdorëzua. Maxhoranca nuk guxoi të votojë atë që iu kërkua. Nuk është e qartë, por as e rëndësishme, nëse Rama bëri një pakt me Tahirin, sic e thotë opozita. Pavarësisht se skema ngjan me atë të Arben Ndokës, Armando Prengës dhe Elvis Roshit, që u vetëdorëzuan kur presioni i ligjit I detyroi, është e vështirë të besohet se dalja e Tahirit në të njëjtën skenë, për të lexuar të njëjtin tekst si ata, është bërë me kërkesën e Ramës, apo me një pakt mes të dyve. Është e vështirë të mendohet që presioni ndërkombëtar që e detyroi Ramën të shante gjithë të huajt që takonte dhe e nxiti drejtësinë të merte një vendim të fortë, të pushojë pas hapjes së negociatave. Prandaj pakti i një arrestimi të përkohshëm nuk do të funksiononte. Tahiri mund ta ketë zgjedhur vetë atë rrugë, mund ta ketë bërë në bashkëpunim me Ramës, por në fund ajo nuk ishte zgjidhja që kërkohej. Kurbani nuk është traditë perëndimore, ata nuk kërkuan kurban për integrimin, por një gjest që Shqipëria është e ngjashme me demokracitë perëndimore. Rama nuk e bëri dot gjestin e dorëzimit të imunitetit, lëvizja dështoi në përmbajtje, pavarësisht formës. Fasadën më të re që prodhoi do tentojë t’ja shesë të martën Presidentit të Francës si përmbushje e prioritetit kryesor. Me të njëjtën lehtësi që u shet shqiptarëve betonizimin si zhvillim, ndarjen e tepsisë me ortakët si luftë ndaj korrupsionit politik, kontrollin electoral të partisë mbi shtetin si bashkëqeverisje me publikun. Problemi I vetëm është që mallin kallp po e con në Europë. Negociatat mund të hapen pas kësaj, por rruga për Edi Ramën jo.