.

Nëna e Beyonces flet për karrierën e të bijës: Në fillimet e saj nuk donte t’ia dinte për ne, ja çfarë i kërkonte e motra

Beyonce është padyshim një nga këngëtaret më me influencë e cila e ka nisur karrierën e saj që në moshë shumë të vogël dhe në kohë shumë të shkurtër arriti majat e suksesit.
Fillimet e saj nuk kanë qenë të lehta edhe pse puna ia ka vlejtur pasi është një nga më të pasurat në botë.
Nëna e saj Tina Knowles ka treguar për fillimet e të bijës dhe vështirësitë e saj.Motra e Beyonces Solange i kërkonte vazhdimisht që të dilte dhe ajo së bashku me Beyoncen dhe miqtë e saj të famshëm, por Beyonce nuk e duronte dot këtë pjesë.Ajo nuk ishte e ndjeshme ndaj dëshirave të motrës së saj më të vogël.
Për t’u përballur me gjithë ndikimin e famës së vajzës së saj, mamaja e Beyonce kishte vendosur që të dyja vajzat t’i çonte në një seancë këshillimi.

Pas sencës Beyonce filloi të kishte një marrëdhënie më të afërt me të gjithë familjarët e saj, sidomos me të motrën. Tashmë të dyja motrat janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën, madje Solange ka ndjekur rrugën e Beyonce. Edhe ajo është këngëtare dhe ka realizuar disa albume dhe ture në disa vende.