.

‘’Shqipëria, një destinacion i përsosur për pushime’’, ja çfarë shkruajnë mediat kanadeze për plazhet tona


Prestigjiozja kanadeze “Troy Media” në një shkrim të publikuar së fundmi e ka renditur Shqipërinë ndër pesë destinacionet më të lira turistike në Europë.
“Shqipëria është një destinacion i përsosur për çdo gjë, që nga një pushim i shkurtër në qyteti në një javë relaksi në plazh”, citohet në shkrimin e prestigjozes kanadeze.
Qyteti i Tiranës, vijon më tej përshkrimi, ofron për vizitorët mjaftueshëm familjaritet. Por, udhëtimi i medias kanadeze shkon përtej kryeqytetit, duke mbajtur hovin në brigjet e deteve që lagin vendin tonë duke e cilësuar si kartolina perfekte e Shqipërisë nëpër botë.
“Shtrirja e pacënuar e vijës bregdetare është praktikisht e paprekur”, thuhet në artikull, transmeton Atsh.
Po ashtu artikulli evidenton se çmimet si për akomodim, edhe për ushqim, janë shumë të ulëta.
“Nuk ka kurthe turistike ku mund të biesh, kështu që ju mund të rrini duarkryq dhe të relaksoheni me një buxhet të ulët prej vetëm 20 – 30 euro në ditë”, shkruan prestigjozia kanadeze.
Ndërkohë, katër shtetet e tjera europiane të përfshira në renditje janë Polonia, Sllovakia, Kroacia dhe liqenet e Maqedonisë.
Shqipëria, kohët e fundit është vendosur në fokusin e shumë mediave europiane për bukuritë që ofron në fushën e turizmit dhe kulinarisë, duke gjeneruar për rrjedhojë jo pak interes nga të huajt, të cilët vizitojnë vendin tonë çdo vit e më shumë.