.

Brenda vitit do rriten pagat e infermierëve, Rama: Shumica janë gra, ndaj vendosa…


Pagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten sërish. Lajmin e ka dhënë vetë Kryeministri Edi Rama ndërsa mori pjesë pasditen e sotme në një takim së bashku me bluzat e bardha. Gjatë Kongresit të parë Kombëtar të Infermierisë, Rama tha se do të bëhet çmos rritja e pagave për këtë kategori brenda këtij viti, pa dhënë detaje të tjera.

‘’Sot do t’ju them që këtë vit do të bëjmë çmos që ta rrisim përsëri pagën tuaj. Dhe pse do të bëjmë çmos që ta rrisim? Për disa arsye, por ndër të cilat njëra është sepse shumica juaj janë gra. Sa më shumë të rrisim pagat e grave, aq më mirë shkojnë punët në llogari në familje,’’ tha Rama gjatë fjalës së tij.