.

VIDEO/ Sportistit serb i zënë pritë në rrugë, e qëllojnë me 7 plumba. Pamje të frikshme

Një sportist ka rënë pre e një atentati me armë zjarri, të cilit për fat të mirë i ka shpëtuar. Bëhet fjalë për luftëtarin serb të arteve marciale në MMA, Vladimir Jovanoviç, i cili për fatin e tij të mirë i ka mbijetuar një atentati me armë në qytetin Pançevo. Ai u zu në pritë kur sapo la të birin në çerdhe, dhe teksa po afrohej për tek automjeti i tij, një person i quajtur Vuko Markoviç e ka qëlluar disa herë.

Ai u fsheh pas makinës, ndërsa plumbat e goditën në stomak. Pas kësaj autori u largua me vrap duke e kujtuar të vdekur sportistin.