.

Komisioni i disiplinës me “dorë të hekurt” ndaj Flamurtarit/Presidenti Idrizi përjashtohet për një vit e gjysëm

Ka dal vendimi zyrtar i Komisionit të Disiplinës për ditën e sotme. Zyrtarët e Flamurtarit janë ata që e kanë pësuar më shumë. Duke filluar nga Sinan Idrizi, presidenti i klubit, e më pas me rradhë Ardi Behari, trajneri klubit, kanë marrë dënime afat gjata. Më poshtë vendimet:

Lojtari i KF “Lushnja”, Brunild Pepa, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Flamurtari” F.C,për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me gjobë në
masën 1.000.000 (një milion) lek dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve ne fushe asnjanese.

Zyrtari i “Flamurtari” F.C , Ardi Behari, për diskriminim ndaj zyrtarëve të ndeshjes duke perdorur fjalë dhe xheste denigruese, pezullohet për 5 (pesë) ndeshje nga aktiviteti.

Zyrtari i “Flamurtari” F.C,Sinan Idrizi, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 18(tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në
masën 200.000 (dyqindmije leke). Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushë.

Zyrtari i“Flamurtari” F.C, Ardian Ciruna, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.b) të KDS, dënohet me 18(tetëmbledhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i “Flamurtari” F.C ,Ardian Luka, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.