.

Analisti: “Fotot e në aksidentin e Elbasanit Taulant Balla po i përdor si propagandë të skajshme.

 

Nga AGRON GJEKMARKAJ

Pak më pare u shfaqën disa foto në media ku numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla, po ndihmonte një të dëmtuar nga një aksident rrugor. Një akt i lëvdueshëm sigurisht impenjimi për të ndihmuar personin e lënduar. E bëri Balla e meriton mirënjohje. Por çdo kush do ta bënte një gjë të tillë, çdo kush që e konsideron veten krijesë humane. Ajo që bën përshtypje në këtë rast është nevoja për ta kthyer ngjarjen në propagandë.

Kur këto foto shfaqen në rrjete sociale vetë akti përdhoset dhe merr formën e përdorimit për qëllime imazhi duke rënë në pozita dehumanizimi. Fotot e Ballës janë dëshmi që në vendin tonë çdo digë etike po shembet. Politikanët tanë janë shndërruar në bij të axhit propit. Ata e kanë kthyer çdo gjë në konsum mediatik, gjumin, notin, shëtitjen, buzëqeshjen, rastësinë , vrapin, ecjen, dasmat, varrimet, drekat, fëmijët, borën, shiun, cicërimat, aksidentet duke e humbur fillin e jetës reale me jetën e supozuar, duke e përdhunuar raportin ndërmjet personales dhe publikes.
Në kohën kur kontaktet njerëzorë po behën inekzistente mes politikes dhe qytetarëve shtohen bombardimet me foto imazhi. Kampion i pankorrueshëm mbetet Erjon Veliaj, koka e të cilit është shndërruar në sigël televizive. Me gjase Taulant Balla ka filluar ta admiroje Erjonin dalë ngadalë si pasardhës të Ramës për të mbetur nr 2. “Rilindja” kjo “shkollë e vyer” e politikes për fat të keq e ka futur këtë flamë e cila po behet gjithnjë e me tepër e vetmja mënyrë komunikimi, bukë e propagandë, ujë e petulla mediatike.


Ja edhe sot Kryeministri fajësoi gjithë botën për Saimir Tahirin sikur se ka njohur kurrë, sikur ja kemi caktuar ne ministër, sikur e mbollëm ne drogën. Riaxha Kryeministrit, bëni ndonjë punë më shume e propagandë më pak jo 24 rresht, na lini 8 ore të flemë e të ëndërrojmë të pavarur. Faleminderit Taulant që me dhe mundësinë për këtë përsiatje e rrofsh që e ndihmove atë të shkretin!

Fotot dhe lajmi ishin botuar me pare nga infoelbasani .Me psohte shkrimi i portalit te Elbasanit.

Elbasan-Ekskluzive/ Taulant Balla shpëton jetën e qytetarit në aksident (FOTO)


Taulant Balla shpëton jetën e një qytetari që ishte përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.30 në unazën jugore të qytetit të Elbasanit.
Balla ishte duke udhëtuar me automjetin e tij kur ka parë të shtrirë në rrugë një shtetas rreth 65 vjeç i cili ishte përplasur nga një makinë. Ai,bashkë me kalimtarë të rastësishëm, kanë dhënë ndihmën e parë duke e larguar nga rruga.
Balla ka njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën që kanë mbërritur në vendin e aksidentin. Qytetari i aksidentuar është transportuar me shpejtësi në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia po punon për identifikimin e automjetitdhe autorin që shkaktoi këtë aksident.
Nuk është hera e parë që deputeti i Elbasanit shpëton jetë njerëzish. Gjatë dimrit që sapo kaluam ai ka kërkuar ndihmën e helikopterëve duke i dërguar ata në zonat më të thella ku i ka dhënë ndihmën shëndetësore mjaft sqytetarëve që kanë qenë të izoluar e nuk kishin asnjë mundësi shpëtimi. Infoelbasani.al