.

Shkaktoi ‘tërmet’ me deklaratat e tij në Kuvendin e PD/ Elezi ‘godet’ sërish: Ja kush është deputeti me shtëpi 450 mijë €

Teksa ishte i ftuar në studion e ‘Report Tv’, ish-kryetari i degës lokale të PD në Kukës Ibsen Elezi, i cili shkaktoi ‘tërmet’ dje në Kuvendin Kombëtar të PD me akuzat e forta dhe të drejtpërdrejta për kryetarin e PD, Basha, Berishën, por edhe funksionarë të lartë të së djathtës, ka vijuar më tej me akuza edhe më të rënda.

Elezi gjatë intervistës tha se PD ka deputetë të korruptuar që kanë shtëpi nga 450 mijë euro dhe se mjafton të shohësh makinat luksoze të deputetëve për të kuptuar se si i kanë bërë paratë dhe përmendi këtu deputetin, Flamur Noka, duke thënë se Noka është vetëm njëri prej atyre deputetëve.

Gjithashtu Elezi sulmoi edhe LSI, duke thënë se ka blerë vota në Kukës, teksa përmendi një person me emrin Cole nga Gjirokastra, i cili sipas Elezit ishte përgjegjës i  LSI-së për të blerë vota në Kukës.

Cfarë prodhoi Kuvendi Kombëtar dje?

Prodhoi një sstaut të ri me ndryshime, por që në thelbin e vet nuk kishte ndonjë ndryshim të madh. Pati fare pak njerëz që folën dhe diskutuan. Ishte një Kuvend që nuk futet te kuvendet e mira të PD-së.

Kush është përgjegjës për këtë, Basha apo Berisha?

Përgjegjës është ai që drejton, nuk mund të akuzosh Berishën për diçka që nuk ka rol të drejtpërdrejtë.

Sulmuat Ristanin, përse ky mllef apo shqetësim?

Nuk është mllef, por shqetësim. Nuk ishte një akuzë e drejtuar ndaj Ristanit. Nëse kam diçka konkrete mund ta atakoja. Në rastin e Ristanit desha të paraqes që si sekretar organizativ duhet të vijë një njeri me shumë përvojë, dhe mora rastin e zotit Bode, si njeri me shumë përvojë. Dhe thashë se problemet do çalojnë kur një profesionist do zëvendësohej nga një njeri pa punë. Ristani u katapultua nga kryetar i KQZ në Sekretar Organizativ.

Ka raste të tjera?

Ka raste katapultimesh, unë i quajta kacavjerrke. Si në rastin e deformimit të strukrurës së depaartamenteve, të cilat Basha i ka bërë në funksion të individëve, nuk janë thjesht cic mice për t’i ofruar role njerëzve të caktuar.

Çfarë shkaktoi humbjen më të thellë të PD në 23 qershor?

Katapultimi i personave shkakton një efekt domino poshtë, sepse i tregon të tjerëve poshtë që ju kot merreni, se këtu ka të katapultuar. Kjo është një ndër arsyet kryesore.

Protesta e rrugës së kombit, thatë se anëtarët e PD u përpoqën të bojkotojnë protestat?

Deputeti Noka etj, me këshilltarë të tjerë u munduan ta pengonin, nuk e kam besuar kur e kam dëgjuar. Unë kërkova një ditë para protestës që zoti Basha të ketë ragimin dhe prononcimin e vet, ai nuk reagoi, atëherë unë u detyrova ta bëja pjesë në Kuvendin Kombëtar. Basha edhe pse e di, e nxori Nokën krah njërit prej të arrestuarve. Noka u ka çuar mesazhe njerëzve që mos shkoni në protestë, sepse janë të shitur ata që janë atje. Shpjegimi që e ngarkon më pak Nokën do të ishte që s’dinte gjë, por kjo është idiotësia më e madhe.

Çfarë ndodhi në Kukës?

Një nga gazetarët thoshte iu tradhtoi politika, atje. Unë e pyeta e flet shqip ti?

Gazetarët janë tregues, raportojnë. Por si u organizuat?

Ne këshilltarët kemi diskutuar që të majtë dhe të djathtë të çohemi masivisht dhe erdhëm. Duhet të vinin më shumë nga Kosova e Tropoja, por nga bllokimi atë ditë mbetën 2-3 mijë protestues.

A i ndani protestuesit e thjështë nga ata që shkatërruan?

Protestues të thjeshtë janë ata që shkatërruan. Mund ta kryeja edhe unë si veprim, por do vinin 2 mijë të tjerë të merrnin para policinë. Unë kam qenë shumë në siklet atë ditë që të mbroja policinë. Policia u nxitua. Perosnat që janë në burg, që i kanë arrestuar me të drejtë ose të padrejtë, janë qytetarë të Kukësit dinjitozë, për të cilët ndihemi krenarë të gjithë.

A keni ambicie për kryetar baskie ndëkrohë që hodhët akuza ndaj Nokës, me të cilin duhet të bashkëpunoni?

Unë kam qenë kryetar partie në Kukës në disa palë zgjedhje të suksesshme. Jam larguar me vullnet të lirë për shkak të sadopak zërave kundra që ka patur, për t’i hapur rrugën të tjerëve. Nuk kam qenë i dhënë shumë që të fus emrin për deputet, sepse e kam parë karrierën ndryshe. Ndejta kryetar partie në 2013 dhe u thashë më vendosni të tretin sepse e dija që do të humbja, ndëtrkohë që si kryetar partie mund të organizoja më mirë./ shqiptarja.com