.

Fjalim i fortë dhe kritika të ashpra Bashës e Berishës/ Reagon Ibsen Elezi: Nuk kandidova me…

Gjatë Kuvendit Kombëtar të PD-së, ish-kreu demokrat i Kukësit, Ibesen Elezi, kritikoi ashpër statutin dhe foli edhe me emra konkretë.

Ai tha se Arben Ristani, asnjë ditë anëtar partie u bë sekretar i Përgjithshëm, ndërsa për Flamur Nokën kujtoi edhe njëherë deklaratën e Parlamentit se këshilltarët bashkiakë që organizuan protestën e Kukësit, janë shitur te Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook ai ka sqaruar një keqkuptim. Elezi shkruan se ai ka folur në emër të demokratëve, për demokratët, sepse “I dhimbset kur sheh që PD” po shkatërrohet.

Postimi i plotë:

I falenderoj disa qe me thone suksese.
Ka nje keqkuptim, une s’kam kandidu me vullnetin tim as ne 2013 per Deputet dhe as ne 2015 per Kryetar Bashkie edhe pse ma kane ofruar.
Qe do te thote se sot fola per demokratet, kam qe nga dhjetori 90 ne PD dhe me dhimbset kur e shoh te shkaterrohet.
Personalisht si ne Kukes edhe Tirane do mbeshtes njerez qe besoj se kane figure morale te paster per te na perfaqsuar.