.

Kuvendi i PD-së/ Basha i përgjigjet kritikëve: Ditët më të mira i kemi përpara

Pas përfundimit të punimeve në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ka reaguar kryedemokrati, Lulzim Basha.

Me anë të një statusi në facebook, Basha shkruan se Kuvendi sot është tregues i guximit për të ndryshuar

Postimi i plotë:

Kuvendi ynë Kombëtar është tregues i guximit tonë për të ndryshuar: duke ndryshuar kulturën tonë, ne do të ndryshojmë të gjithë politikën. Pas miratimit të statutit të ri në këtë Kuvend, ne do të shpërndahemi në çdo qytet dhe fshat të Shqipërisë, për të vazhduar betejën kundër së keqes, betejën pa kthim, deri në largimin e kësaj qeverie.

Dhe për të ndarë me njerëzit e thjeshtë një mesazh besimi, që ditët tona më të mira i kemi përpara.