.

Çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë?/ Shoferi dehur-policisë: “A të shtrihen gjysmë ore këtu, se vetëm një teke…”

“Fundjava sapo ka nisur, mos nxito, festo por mos drejto nën efektin e alkoolit”-apelon policia, e cila në aksionin e natës së mbrëmshme ka penalizuar shumë drejtues.

Kontrollet 

Nga kontrollet u evidentuan nivele të frikshme të alkoolit si: 2,30 mg/l, 1,60 mg/l etj;

Në rrugën “Konferenca e Pezës” u verifikua se shtetasi me iniciale I. Q. 44 vjeç, drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 1,60 mg/l.

Në rrugën “Muhamet Gjollesha” u verifikua se shtetasi me iniciale A. L. vjec 46, drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 2,30 mg/l.

Në rrugën “Marije Kraja” u verifikua se shtetasi me iniciale F. P. 28 vjeç, drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0,71 mg/l.