.

Incidenti “hot” i aktores së njohur: Kisha lënë hapur derën e tualetit në avion, pasagjeri më pa pjesët intime

E ftuar në ‘talk show’ amerikan ‘Jimmy Kimmel Live!’, aktorja Scarlett Johansson ka rrëfyer një incident që e vuri shumë në siklet gjatë një udhetimi në avion.

Ajo ka treguar gjatë intervistës se teksa ishte në tualetin e avionit, aksidentalisht kishte lënë derën e hapur dhe ndërsa po merrte letrën higjienike, një tjetër pasagjer kishte tentuar të futej në tualet.

Aktorja tregon se pasagjeri i kishte para pjesët intime, ndërsa thotë se i kishte kërkuar me zë të lartë të mbyllte menjëherë derën.Kur kishte shkuar për tu ulur në vendin e saj po e shikonin të gjithë pasi kishin dëgjuar ulërimat e saj.

“Kur ai hyri unë po merrja letrën higjenike dhe më pa pjesët intime. Ai më njohur dhe i sikletosur pati kohë vetëm për të pëshpëritur nëpër dhëmbë, Oh më fal oh dhe më pas unë i bërtita që të mbyllte derën e të ikte” –tregoi aktorja e njohur. “Teksa po shkoja në vendin tim, të gjithë po më shikonin pas ulërimës”- përfundoi 33-vjeçarja.