.

U gjet i vdekur në makinë/ Aktori i njohur e kishte paralajmëruar vdekjen

Ditën e djeshme, aktori i njohur nga Gjakova, Arti Kurti u gjet i vdekur në rrethana misterioze në makinën e tij.

Familjarët janë tronditur nga vdekja e të dashurit të tyre, Ardit, i cili nuk jeton më. Një bisedë me këngëtarin Gold Ag ka ngjallur shumë dyshime, pas gjatë kësaj bisede mes miqsh, Arti kishte përmendur vdekjen…

 “Më datë 24.04.2018 në ora 07:50 stacioni policor Gjakovë është njoftuar se në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit gjendet një veturë me një person që dyshohej të jetë i vdekur. Patrullat policore me të gjitha njësitë menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se personi që ishte në automjet ishte pa shenja jete. Policia në bashkëpunim me prokurorinë Themelore në Gjakovë po hetojnë rastin ‘Hetim i vdekjes’”, thuhet në njoftim. “Policia ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri – pistoletë me të cilën dyshohet që është kryer vepra. Trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi dhe presim konstatimet e të gjitha provave në vendin e ngjarjes”, thuhej në njoftimin e policisë.

Familjarët, kolegët e fansa të shumtë do ta kenë të përjetshëm kujtimin e të riut të talentuar, misioni jetësor i të cilit do të mbetej i papërfunduar.