.

Këngëtarja shqiptare del në skenë me zinxhirin e pantallonave hapur: Bëni ç’bëni, por në publik dilni… (VIDEO)

Balerinëve, këngëtarëve, prezantuesve, apo edhe të tjerëve që dalin në skenë mund tu ndodhë ndonjë e papritur teksa janë duke performuar apo duke drejtuar një emision.

E një gjë e tillë i ka ndodhur mbrëmë edhe këngëtares energjike dhe shumë të dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçes.

Teksa këndonte, Aurelës një vajzë i ka treguar se ka harruar zinxhirin hapur. E siç shihet edhe në videon që vetë ajo ka publikuar në “Instagram”, artistja pa kurrfarë ndrojtje dhe pa u kthyer me kurriz, menjëherë e ka mbyllur zinxhirin.

“O shok, ke lene dyqanin hap” (edhe mire qe na tregoi nje goce ne salle se kushedi ç’do te na shihnin syte). Me kete ju uroj naten e mire e kujdes zinxhirin e pantallonave. beni ç’beni, por ne publik dilni te mberthyer”, shkruan Aurela.

Panorama Plus